FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

TURQI – Opozita: Pas grushtit të dështuar të shtetit qëndron Guleni

Boll me gjuetinë e shtrigave kundër të pafajshmëve, pasi pas grushtit të dështuar të shtetit qëndron lëvizja e Gulenit, sepse akuzat kundër tij janë bazuar në fakte, deklaroi lideri i opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu, në një intervistë për të përditshmen më të shitur gjermane ”Bild”.

“Mendoj se akuzat kundër kësaj lëvizjeje janë bazuar në fakte”, këmbëngul Kiliçdaroglu.

“Ka fakte kokëforta, sipas të cilave pjesë të kësaj lëvizjeje janë të lidhura me forcat e armatosura që tentuan grushtin e shtetit… Turqia duhet të ecë përpara në mënyrë demokratike”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kiliçdaroglu i përmbahet idesë se Erdogan nuk është kritikuar sa duhet në nivel ndërkombëtar për represionin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jo vetëm Merkel, por të gjitha institucionet e BE-së duhej të protestonin në mënyrë më të ashpër lidhur me metodat e tij antidemokratike”, përfundon Kiliçdaroglu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?