FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqia: Bashkëpunim me Rusinë kundër ISIS

Ministri i Jashtëm turk,  Mevlut Çavushoglu tha sot se Turqia do të rifillojë së shpejti operacionet kundër forcave të Shtetit Islamik dhe se pritet bashkëpunimi me Rusinë kundër grupit ekstremist.

“Edhe para krizës së fundit,  në marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë, Turqia i ka bërë thirrje Rusisë që të bashkëpunojnë kundër grupit ekstremist”, u shpreh Çavushoglu në një intervistë për televizionin NTV, duke shtuar se momentalisht ndodhet në tavolinë një propozim për bashkëpunim në të ardhmen.

“Organizata terroriste është armiku ynë i përbashkët”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia po kryen operacione në Siri, por është fokusuar kryesisht në rebelët islamikë që luftojnë kundër presidentit, Bashar al-Assad, i cili është i lidhur ngushtë me Moskën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turqia, pas shumë nxitjesh, hapi bazën ajrore Inçirlik, në jug të vendit, në afërsi të kufirit me Sirinë, për koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik dhe paralajmëroi sulme kundër grupit ekstremist , në Siri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?