Turqia dhe alarmet e BE-së për terroristët e ISIS
Qeveria turke vazhdimisht ka paralajmëruar vendet e BE-së në lidhje me terroristët e Shtetit Islamik, që paraqiten si emigrantë, ka pohuar një politikan i lartë turk për gazetën britanike “Daily Express”.
Miliona refugjatë sirianë janë gjithashtu të mirëpritur të qëndrojnë në Turqi përgjithmonë për sa kohë që BE-ja plotëson premtimet e saj në lidhje me financimin e ndihmës, sipas kreut të marrëdhënieve ndërkombëtare, Ayse Sozen Usluer.
Usluer është e bindur se Turqia ka një sistem fantastik të inteligjencës dhe është duke punuar me vendet e BE-së për të garantuar sigurinë në kontinent.
Në një prononcim për gazetën ajo u shpreh se: “Ne kemi një bashkëpunim të mirë të inteligjencës me aleatët tanë në BE dhe jemi paralajmëruar në lidhje me terroristët. Frika e qeverive të BE-së është se ata besojnë se sistemet e sigurisë të Turqisë kanë një bashkëpunim me ISIS, por kjo nuk është e mundur. Ne dënojmë të gjitha aktet terroriste dhe organizatave dhe të gjitha llojet e radikalizmit edhe nëse ajo vjen nga Islami. Ne nuk besojmë se është Islami i vërtetë. Islami duhet të jetë një fe e paqes dhe këto grupe janë abuzuar me këtë fe”.

Ankaraja është gjithashtu e aftë për të strehuar katër milionë emigrantë aktualisht që jetojnë në kampet përgjatë kufirit sirian.
Por frika në rritje është nëse Brukseli do të përmbush premtimin për ti dhënë Turqisë 588 million dollarë, kur rreth një e treta e shumës deri më tani është derdhur edhe pse një marrëveshje e arritur në fillim të shtatorit.
Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave Christos Stylianides ka thënë se duhet një përpjekje për t’i dhënë Bashkimit Europian një hapësirë të nevojshme frymëmarrje për të frenuar rrjedhën e migrimit masiv në Eurozonë.
Qeveria turke këmbëngul se ka sisteme që strehojnë miliona sirianë që ju kanë ikur shtypjes vrasëse të kryer nga presidenti Bashar al-Assad, i cili vazhdon të bombardojë civilët e tij.
Usler nënvizoi më tej se: “Në këtë moment çdo gjë është vendosur në Turqi, për t’u marrë me këtë çështje aq sa kohë që komuniteti ndërkombëtar vazhdon angazhimin e saja, ne mund të mbajmë refugjatët. Turqia ka shpenzuar 10 billion dollarë mbi krizën, por mori vetëm 500 million dollarë nga Kombet e Bashkuara dhe rreth një e treta e fondeve të BE-së që ishte premtuar. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme për të ndarë barrën dhe të gjitha vendet kanë një përgjegjësi për t’u marrë me refugjatët në një farë mënyre”.
Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

