Turqia gati të blejë të tjera armë nga Rusia
Nuk ka qenë kot vizita e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Rusi. në takimin me homologun Vladimir Putin, ai ka diskutuar për të blerë të tjera armë.
Turqia duket se nuk është mjaftuar vetëm me sistemet mbrojtëse anti-raketë S-400, por po bisedon me Moskën edhe mundësinë e dërgimit të avionëve luftarake rusë, të tipit Sukhoi Su-57 dhe Su-35.
Por blerja e armëve të reja nga Rusia, do të shtojë edhe më përplasjet me SHBA-në, si edhe me NATO-n
SHBA pas blerjes së raketave vendosi që ta largonte Turqinë nga programi i saj për prodhim të aeroplanëve F-35, të cilët Ankaraja kishte planifikuar t’i blinte.
Dimitry Shugaev, udhëheqës i Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunim Ushtarak, pohoi se pala turke ka treguar interes të madh për sistemet Su-35 apo Su-57, ndonëse sipas tij, është ende herët për të diskutuar.
KOHA JONË SONDAZH

