FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqia goditet nga një sulm tjetër, ka të vrarë

Turqi është goditur sërish mëngjesit e sotëm nga një sulm me bomba, ku nga të dhënat e para dyshohet se disa persona kanë humbur jetën.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një autobus jashtë një universiteti në qytetin turk të Kayseri, duke lënë 25 persona të plagosur dhe një numër ende të panjohur të vdekur, raporton Reuters,

Mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë një autobus që po transportonte ushtarë. Në momentin e shpërthimit, autobusi ndodhej pranë një kampusi universitar në qytetin e Kayserit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpërthimi vjen një javë pasi 44 persona u vranë nga një sulm me bomba në Stamboll pranë stadiumit të Beshiktashit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?