Turqia ka nisur injektimin e dozës së pestë të vaksinës Covid-19

Turqia po planifikon një dozë të pestë të vaksinës Covid-19 për disa grupe të caktuara qytetarësh. Lajmi u publikua nga e përditshmja “Sabah”, duke cituar një deklaratë të autoriteteve shëndetësore.

Mësohet se personat që kanë marrë dy doza të vaksinës Sinovac dhe dy doza të vaksinës Pfizer mund të marrin dozën e pestë, nëse kanë kaluar të paktën tre muaj nga doza e fundit e vaksinës që kanë kryer.

Ata mund të vaksinohen me Sinovac, Pfizer ose Turkovac e zhvilluar nga Turqia. Vaksinimi me vaksinën turke filloi javën e kaluar pasi autoritetet shëndetësore në vend dhanë lejen për përdorim urgjent të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët shpresojnë se vaksina e zhvilluar në Turqi do të shmangë mungesën e vaksinave anti-Covid. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56.8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa mbi 51.4 milionë kanë marrë dy doza të vaksinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?