FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqia mbyll 20 televizione dhe radio

Turqia ka mbyllur 20 televizione dhe radio stacione.

Sipas “The Guardian”, zyrtarët kanë thënë se këto kanale ishin në shërbim të organizatave që Ankaraja i cilëson si terroriste.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se do të zgjasë gjendjen emergjente në Turqi edhe për tre muaj, pasi që sipas tij autoritet do të mund të zhdukin kërcënimet të cilat i ka nisur një lëvizje fetare të cilën ai e akuzon për komplot dhe militantët kurdë të cilët kanë zhvilluar një kryengritje 32- vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa prej mediave akuzohen se kanë ndihmuar organizatën ‘FETO’ që sipas qeverisë turke drejtohet nga kleriku Fetullah Gylen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mesin e televizioneve dhe radiove që janë mbyllur futen edhe disa kanale rajonale që transmetonin në gjuhën kurde.

Vendimi i Turqisë nuk është pritur mirë nga vendet perëndimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?