U arratis nga tarraca e burgut, arrestohet në Brazil shefi i klanit mafioz Ndrangheta

Arratisja e shefit të Ndrangheta-s, Rocco Morabito ka përfunduar. Rocco Morabito është arrestuar në veri të Brazilit nga një operacion i përbashkët nga karabinierët e ROS dhe Shërbimi Ndërkombëtar Policor, me bashkëpunimin e DEA, FBI dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA.

Morabito ishte në kërkim që nga viti 1994, i dënuar në Itali me 30 vite burg për trafik droge dhe ai është i arratisuri i dytë më i kërkuar pas Matteo Messina Denaro. Ai ishte në listën e 10 të arratisurve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme italiane.

Shefi i Ndragehetas ishte arrestuar në vitin 2017 në Uruguaj, pas 23 vitesh në arrati, por dy vite më vonë arriti që të arratisej nga burgu i Montevideo ku po priste ekstradimin në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rocco Morabito u arrestua në një hotel në Joao Pessoa, kryeqyteti i shtetit të Paraiba, së bashku me dy të huaj të tjerë, sipas ministrit brazilian të Drejtësisë, Anderson Torres.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Arrestimi nga policia federale demonstron, edhe një herë, angazhimin tonë për të luftuar krimin”, tha Torres.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?