U arrestua në Evros, mediat greke: Tre arsyet pse gjeorgjiani mund të jetë një nga grabitësit në vrasjen e 20-vjeçares britanike

Media greke ”Ta Nea” ka hedhur tre teza se pse gjeorgjiani i arrestuar sot në Evros mund të jetë një nga grabitësit që mori pjesë në vrasjen e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch në Glyka Nera.

Gjeorgjiani u arrestua sot në ishullin Evros në tentativë për t’u arratisur, sipas disa mediave drejt Bullgarisë e Turqisë.

Arsyeja e parë se pse gjeorgjiani mund të jetë një nga grabitësit është sepse më 7 mars ka qenë një nga pesë grabitësit në një shtëpi në Pikermi, ku me një skemë të ngjashme lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu gjeorgjiani ka nxituar të largohet shpejt nga vendi dhe është kapur me pasaportë false në Evros në një autobus turistik. Gjithashtu nga dëshmia e bashkëshortit të viktimës, ka tipare që përputhen me përshkrimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Charalambos Anagnostopoulos ka arritur të identifikojë disa tipare të grabitësve, dhe gjeorgjiani përputhet me një prej grabitësve që i referohen ‘’i shkurtëri’’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?