U kap mat duke u puthur me ministrin britanik, kush është sekretarja milionere

Ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, është vendosur në qendër të polemikave, pasi u fotografua duke shkëmbyer puthje të zjarrta me sekretaren e tij, Gina Coladangelo.

Kjo e fundit, është mjaft e njohur në vend dhe njihet si një grua tepër e pasur.

Coladangelo është drejtoreshë në fushën e komunikimeve në firmën e modës “Oliver Bonas”, e themeluar nga bashkëshorti i saj. Ajo i bën të dyja punët paralelisht, kujdeset për biznesin familjar, e njëkohësisht është dhe ‘krahu i djathtë’ i ministrit Hancock.

Swiss Digital Desktop Reklama

Coladangelo jeton me burrin dhe tre fëmijës e saj në Londër, ndërsa fotot e saj teksa puthte në mënyrë pasionante Ministrin e Shëndetësisë bërën bujë në mediat e huaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat zbulojnë se këta dy të fundit njihen prej kohësh dhe janë takuar për herë të parë në Universitetin e Oksfordit, teksa punonin në radio studentore së bashku.

Coladangelo ka studiuar për politikë, filozofi dhe ekonomi (PPE) në Oksford midis viteve 1995 dhe 1998, po ashtu edhe Hancock.

Pavarësisht se ata e njihnin njëri-tjetrin dhe me sa duket ruajtën miqësinë e tyre, Hancock u martua me Marta Millar në 2006, me të cilën tani ka tre fëmijë.

Një burim i tha ‘The Sun’ se ishte ‘tronditëse që Ministri i Shëndetësisë kishte një lidhje jashtëmartesore në mes të një pandemie, me një sekretare që ai përdori paratë publike për ta punësuar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?