U nis për të votuar, ish-presidentit serb i ndodh e papritura
Ish-presidenti serb, Tomislav Nikoliç ka pësuar një aksident me makinë. Aksidenti sipas medieve serbe ndodhi rreth orës 15:50 në korsinë e rrugës në Lapovë.
Makina në të cilën ndodhej ish-presidentit o godit nga një automjet i ministrisë së Brendshme.
Makina e ministrisë po ecte në drejtim të kundërt dhe u përfshinë në aksident. Sipas informacioneve paraprake nuk ka pasur të dëmtuar.
“Asgjë serioze, ata na lidhën me një makinë për të na tërhequr, unë do të shkoj të votoj”, tha Nikoliç për mediat serbe.
KOHA JONË SONDAZH

