U përdhunua nga qindra burra, rasti i të miturës trondit Indinë

Një vajze nga Mumbai, e cila fillimisht u ngacmua nga babai i saj, më pas u martua në moshën 13-vjeçare me një dyzet vjeçar dhe për dy vite rresht i’u shit qindra klientëve. Historia tronditëse që ka zemëruar vendin dhe ka bërë bujë në media ka rihapur plagën e dhunës seksuale në vend.

“Ky është rasti më tragjik i përdhunimit në historinë tonë. Ajo vajzë torturohej çdo ditë”,- tha Yogita Bhayana, një aktiviste për të drejtat e grave, e cila kërkoi ndjekjen penale të policëve që ajo kishte kërkuar ndihmë, të cilët nuk e regjistruan denoncimin e saj kundër torturuesve.

Shpëtimi erdhi nga një takim me një punonjës social nga Komiteti për Mbrojtjen e të Miturve. Vajza sot është e sigurt, në një shtëpi të mbrojtur, ndërsa tetë burra kanë përfunduar në burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?