Uashingtoni tregon force,n duke dërguar bombardues supersonik në Kore të Jugut

Një bombardues supersonik amerikan u ul sot në Kore të Jugut për t’i kujtuar Phenianit shtrirjen e fuqisë ushtarake amerikane në rajon, sipas Uashingtonit.

Ky demostrim force erdhi një ditë pas njoftimit, nga Koreja e Veriut, të një testi të suksesshëm të një motori të fuqishëm për raketa, që specialistët e konsiderojnë si një etapë më shumë në programin balistik koreanoverior.

Shumë kanale televizive koreanojugore kanë transmetuar imazhe të dy bombarduesve B-1B që fluturojnë bazën ajrore amerikane të Osan, në Pyeongtaek, 64 kilometra në jug të Seulit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?