Ujë me kripë në vend të vaksinës
Procesi i vaksinimit anti-covid po vijon në mbarë botën, por problemet janë të shumta. Mijëra vetë kanë rënë pre e një skeme të sofistikuar mashtrimi në Indi, ku në vend të vaksinave kundër Covid-19 kanë marrë doza me ujë me kripë.
Policia ka arrestuar mjekë dhe punonjës të shëndetësisë, të cilët kishin ngritur 12 qendra vaksinimi të rreme, pranë Mumbait. “Përdornin injeksione me ujë me kripë në çdo qendër vaksinimi”, tha Vishal Thakur, drejtues i lartë i Policisë së Mumbait.
Skema është vënë në jetë në muajt maj dhe qershor, janë prekur mbi 2500 persona, ndërsa organizatorët kanë arritur të sigurojnë rreth 28 mijë dollarë prej saj.
KOHA JONË SONDAZH

