Uragani Matthew, arrin 842 numri i viktimave në Haiti

Të paktën 842 persona janë vrarë teksa uragani Matthew kaloi përmes Haitit, Xhamajkas, Republikës Domenikane dhe Bahamas.

Gjithashtu më shumë se 3 milionë persona janë evakuuar nga Florida, Xhorxhia, Karolina e Jugut dhe e Veriut në SHBA.

Stuhia kaloi në një nga qytetet më të mëdha në zonën e Majemit, por është ende rrugës për të goditur rreth 26 milionë njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Obama ka shpallur gjendjen e emergjencës në këto shtete si dhe ka mobilizuar mijëra trupa të Rojës Kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në bazë të një komunikatë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, afro 350.000 persona në të gjithë vendin janë në nevoja emergjente për ndihmë.

Ndërkohë, drejtuesi i operacioneve të Kryqit të Kuq në Haiti thotë se qytetarëve duhet t’u vihet menjëherë në ndihma pasi rezervat ujore, ushqimore dhe medikamentet kanë shteruar.

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve janë strehuar në disa kampe të përkohshme qëndrimi pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme.

Organizatat Ndërkombëtare kanë bërë thirrje për ndihmë. Nga ana tjetër, stuhia Matthew, ka goditur së fundmi edhe brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?