Uragani “Matthew” – Kërcënohet bregdeti i Floridas, urdhërohet evakuimi

Banorët e Floridas janë lajmëruar të përgatiten për një “goditje të drejtpërdrejtë”, pasi uragani Matthew shkatërroi pjesë pjesë të Haitit dhe kaloi në Bahamas. Sipas guvernatorit të shtetit, dëmi mund të jetë katastrofik, ndërkohë që përgjatë bregdetit janë lëshuar urdhëra për evakuim.

Erërat e fuqishme të këtij uragani pritet të forcohen dhe të godsasin Floridan pasi kanë shkaktuar dëme masive përqark Karaibeve. Të paktën 22 persona kanë humbur jetën në Haiti ndërkohë që mijëra të tjerë janë zhvendosur. Stuhia u bë shkak për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale në ishull. Viktima kishte edhe në Republikën Dominikane, ku 4 persona kanë humbur jetën.

Rreth 2 milionë persona janë këshilluar të largohen nga zonat përqark bregdetit të Floridas, Georgias dhe Karolinës Jugore, ndërkohë që edhe Karolina Veriore mund të preket nëse stuhia lëviz drejt veriut. Presidenti Barack Obama i ka bërë thirrje banorëve t’i marrin seriozisht paralajmërimet për largim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve lokale, në shumë zona të Floridas, banorët janë vendosur në rradhë për të furnizuar shtëpitë e tyre, ndërkohë që shumë shkolla e zyra qeveritare janë mbyllur. American Airlines ka anuluar të gjithë shërbimet e saj në një prej tre aeroportëve në Floridën Jugore. Ndërkohë në Karolinën Jugore, korsitë në disa autostrada janë ndryshuar në mënyrë që automjetet të mund t’i largohen stuhisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

uragani-2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?