Uragani “Matthew”, mbi 300 të vdekur në Haiti
Përkeqësohet bilanci i viktimave në Haiti si pasojë e uraganit “Matthew, stuhia më e fuqishme që ka goditur Karaibet dekadën e fundit.
Raportimet e fundit zyrtare flasin për më shumë se 300 të vdekur.
50 njerëz kanë humbur jetën vetëm në qytetin jugor të Roche-a-Bateau.
Vazhdimi e dëmeve që “Matthew”, i kategorizuar tashmë si stuhi e shkallës së katërt, ka lënë pas në vendin e varfër është e paimagjinueshme.
Njëri prej qyteteve të gjendura në rrugën e tij, Jeremie është rrafshuar thuajse krejtësisht nga faqja e dheut. 80% të ndërtesave janë rrafshuar.
Ndërkohë në provincën Sud janë shkatërruar 30.000 shtëpi.
Pas vdekjeve që la pas në Haiti, “Matthew” u përplas në Bahamas e kërcënon t’i drejtohet Floridës. Paralajmërimi i dhënë banorëve nga guvernatori Derrick Henry ishte frikësues. “Kjo stuhi do t’iu vrasë”, ishin fjalët e tij.
KOHA JONË SONDAZH

