Uragani shkatërron shtëpinë e bosit të naftës
Bob Lee ishte një biznesmen shumë i fuqishëm financiarisht nafte, i cili jetonte në Tennessee (Shtet Federal i SHBA), por që ishte i dashuruar me Marco Island dhe gjithmonë i kalonte në këtë vend pushimet së bashku me gruan e tij. Ai bleu shtatë hektarë tokë në Cape Romano, ku në vitin 1981 ndërtoi një shtëpi. Për shkak të uraganeve dhe erozionit, vitet e fundit ndërtesa luksoze është shkatërruar plotësisht. Sipas vajzës së Bob Lee shtëpia me katër dhoma gjumi, me panele diellore dhe cisternë për të grumbulluar ujin, ishte projektuar për t’i rezistuar çdo katastrofe natyrore. Gjithçka u shkatërrua dhe pas kanë mbetur vetëm gjurmë nga ndërtesa madhështore.
KOHA JONË SONDAZH

