Ushtarët kanë mbetur pa këpucë luftarake

Ushtarët gjermanë do të duhet të presin deri në vitin 2022 për të marrë këpucë të reja për t’u përdorur në misionet ushtarake. Shtyrja e procesit të rinovimit ka sjellë reagime të ashpra nga politikanë të ndryshëm në vend si dhe ka ngritur dyshime për gatishmërinë e ushtrisë në vend.

Zëvendësimi i këpucëve me modelet e reja ka nisur në vitin 2016 dhe do të duhet të përfundonte në vitin 2020 por Ministria gjermane e Mbrojtjes tha për CNN se projekti është shtyrë deri në mesin e vitit 2022. ”Për shkak të kufizimeve në kapacitetet e industrisë nuk mund të respektohet ai afat”, tha një zëdhënës i Ministrisë. ”Në të njëjtën kohë prodhohen mijëra këpucë”.

I gjithë procesi është kritikuar nga deputetë të ndryshëm të opozitës, të cilët nisën edhe një hetim parlamentar prej të cilit dolën këto rezultate. Ata thonë se qeveria ka dështuar të mbajë në gatishmëri ushtrinë e një vendi kyç anëtar të NATO-s. Deputetja Marie-Agnes Strack-Zimmermann tha për CNN: ”Këpucët e ushtarëve janë çështje sigurie, jo mode. Të gjithë duhet t’i marrin brenda vitit 2020”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?