Ushtarët pranojnë se kanë abuzuar me 12-vjeçaren
Abuzimi i një të miture nga ushtarët, ka tronditur Kolumbinë. Shtatë ushtarë u arrestuan dje pasi pranuan abuzimin seksual ndaj një 12-vjeçareje nga grupi indigjen kolumbian, Embera Katio.
Kreu i komunitetit, Juan de Dios Queragama, tha se ngjarja ndodhi të dielën e shkuar dhe se për këtë ishte informuar nga punonjësit e të drejtave të njeriut.
“Disa miq nga zona rurale e Santa Cecilia e gjeten atë, sepse nëna ishte duke e kërkuar pasi kishte humbur. Kur ata e gjetën, fëmija nuk ecte dot. Ata e çuan menjëherë në spital dhe më pas te mjeku ligjor”.
Viktima, familja e saj dhe grupi indigjen po marrin ndihmë psikologjike dhe ligjore nga Organizata e Kombeve Indigjene të Kolumbisë.
KOHA JONË SONDAZH

