Ushtari amerikan vret 2 persona dhe plagos një tjetër

Një ushtar amerikan ka hapur zjarr duke vrarë dy civilë, dhe duke plagosur një person tjetër, të tre punonjës të Departamentit të Mbrojtjes së Washingtonit. Menjëherë pas ngjarjes u vetëvra në bazën ushtarake në Pearl Harbor, në Hawai të SHBA.

Motivet janë ende të paqarta dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa episodi tragjik vjen vetëm disa ditë përpara përvjetorit të sulmit ajror të Japonisë në këtë bazë ushtarake më 7 dhjetor të vitit 1941, ku humbën jetën 2300 amerikanë.

Ditë që shënoi edhe hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore. Pearl Harbor po përgatitej për përkujtimin e kësaj date historike, ndërsa konsiderohet si një bazë që riparon dhe mirëmban anijet dhe nëndetëset e Flotës amerikane të Paqësorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?