Ushtari rus flet me nënën para se të vritej: Na çuan në Ukrainë, po na quajnë fashistë
Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya lexoi mesazhet e dhimbshme telefonike të shkëmbyera nga një ushtar rus me nënën e tij përpara se të vritej. Ai e bëri këtë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Biseda e ushtarit rus me nënën
Nëna: Loshja si je? Përse shkoi kaq gjatë pa më shkruajtur? A je me të vërtetë në stërvitje?
Loshja: Nënë nuk jam më në stërvitje, nuk jam në Krime.
Nëna: Po ku je. Babai pyet nëse mund të të dërgojë ndonjë pako.
Loshja: Po çfarë pakoje? Unë dua të vras veten.
Nëna: Çfarë flet kështu? Çfarë ndodhi?
Loshja: Nënë jam në Ukrainë. Një luftë e vërtetë po ndodh këtu. Kam frikë se e katranosëm këtu. Edhe me njerëzit paqësorë. Na thanë që do të na prisnin me duar hapur, por ne nuk jemi të mirëpritur për ta. Ata po hidhen poshtë tankeve tona për të mos kaluar. Na quajnë fashistë. Nënë kjo është shumë e vështirë.

KOHA JONË SONDAZH

