Vajza e vogël “shtatzënë”

Nuk është me të vërtetë shtatzënë, sepse diçka e tillë është e pamundur por vajza e vogël, barku i së cilës ishte aq i fryrë sa nuk hante dhe nuk pinte dot asgjë, la pa fjalë mjekët kur zbuluan se brenda saj gjendej fetusi i binjakut të pazhvilluar.

Pas analizave të shumta, mjekët pohuan se një masë kockash, mishi dhe flokësh që peshonte rreth 3.5 kilogramë brenda të voglës. Paraziti ushqehej nga gjaku i Nisha –s, pasi kishte formuar një strukturë të ngjashme me kordonin e kërthizës.

E vogla nga India, ishte prekur nga “foetus in fetu”, një sëmundje tepër e rrallë, me vetëm 200 raste të raportuara në të gjithë botën. Lajmi shokues u zbulua kur prindërit e çuan vajzën në spital pasi dyshonin se kishte tumor. Ata u shprehën se ajo kishte javë që vetëm qante dhe nuk hante asgjë. Ajo u fut në sallën e operacionit, ku ju hoq masa që mbante në trup.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 80 përqind të rasteve, fetusi i paformuar i binjakut gjendet në barkun e binjakut tjetër, ndonëse janë raportuar edhe raste që është gjetur në kafkë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë me dije se e ka klasifikuar këtë sëmundje si një teratomë të maturuar, një lloj kanceri ku tumori është zhvilluar shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?