“Vajza ime gati vdiq dje”, aktivisti sulmon Boris Johnson gjatë konferencës

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, është zënë “ngushtë” nga një person teksa po vizitonte spitalin ‘’Ëhipps Cross’’.

Aktivisti, Omar Salem, i cili është pjesë e Partisë Laburiste është kundërshtar i Partisë Konservatore, e cila drejtohet nga Johnson.

Aktivisti hodhi akuza të forta ndaj Johnsonit, ku tha se shkatërrimi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor ka ndikuar për keq në kurimin e vajzës së tij. Ai shtoi se spitali ka mungesë mjekësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘”Vajza ime gati vdiq dje. Sistemi Shëndetësor është i shkatërruar. Tani ju vini këtu për të dhënë konferencë për shtyp? Do të donit që kjo gjë t’i ndodhte fëmijës tënd?’’-i tha aktivisti Johnsonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky moment është shpërndarë nga vetë aktivisti në rrjetet sociale, ndërsa është shoqëruar me  shumë kritika ndaj kryeministrit të Anglisë, Boris Jonson.

Shefi ekzekutiv i spitalit më vonë pranoi se kishte një mungesë të përkohshme të stafit në repart të martën, kjo e shkaktuar nga “një urgjencë e papritur në një pjesë tjetër të spitalit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?