Vaksinimi ”vip”, mijëra qytetarë protestojnë kundër skandalit. Tronditet qeveria

Mijëra argjentinas kanë mbushur rrugët e Buenos Airesit, në një protestë kundër skandalit për privilegjim të personaliteteve në fushatën e vaksinimit anti-covid, që ka tronditur qeverinë e presidentit Alberto Fernandez.

Në sheshin historik “Plaza de Mayo” para pallatit presidencial, demostruesit përplasnin tiganë e tenxhere dhe mbanin në duar pankarta ku shkruhej se vaksinat nuk duhet të jenë privilegj. Çanta plastike në fomën e trupave të viktimave u vendosën perdhe. “Nuk ka asnjë kuptim të vaksinohen politikanët përpara popullit. Në një vend tjetër ata do të ishin dorëhequr. Prandaj po protestojmë”, shprehet një prej tyre.

Qeveria argjentinase nisi vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë në fund të muajit dhjetor dhe gjatë ditëve të fundit iu dhanë dozat e para personave mbi 70-vjeç. Javën e fundit u zbulua se dhjetëra njerëz kanë shfrytëzuar lidhjet për të përfituar vaksinën jashtë radhe. Mes tyre, ministri 38-vjeçar i ekonomisë, ish-presidenti Duhalde, bashkëshortja dhe fëmijet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?