Vazhdon të bjerë përkrahja për Merkelin

Përkrahja për partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, Unioni Kristian Demokrat i Gjermanisë, ka rënë nën nivelin prej 30% për herë të parë, sipas një sondazhi të INSA, të publikuar në gazetën gjermane, Bild. Duke shtuar se partia e Merkelit ka humbur -0.5% përkrahje.

Ky sondazh e rendit partinë konservatore të Merkelit të parën me 29.5%, duke pohuar se ky është niveli më i ulët i përkrahjes për këtë parti deri më tani.

Ndërkohë, partneri në koalicion i Merkelit, Partia Social Demokrate, renditet e dyta me 22%, pasi ka fituar 1% përkrahje në këtë sondazh, ndërsa Partia Alternativa Anti-Emigracion për Gjermaninë, është e treta me 15% .

Swiss Digital Desktop Reklama

Popullariteti i Merkelit ka filluar të bjerë, qëkur ajo nisin politiken e saj për t’ua hapur dyert emigrantëve dhe refugjatëve vitin e kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, ajo ka filluar ta rimarrë paska përkrahjen muajt e fundit. Merkel pritet të garojë për një mandat të katërt në shtator të vitit 2017.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?