VIDEO/Helikopteri i telivizionit po ndiqte garën e çiklizmit, zbulon rastësisht parcelën me kanabis

Një helikopter i cili po monitoronte një garë çiklizmi ka pikasur parcelën e mbjellë me kanabis.

Një plantacion me 40 rrënjë marijuanë u pikas nga helikopteri i një televizioni që po shoqëronte grupin e çiklistëve drejt finishit në një etapë të xhiros së Spanjës.

Bimët e ndaluara ishin vendosur në vazo në tarracën e një pallati në Igualada në krahinën e Katalonjës. Kjo shërbeu si një provë e pakundërshtueshme për autoritetet që më pas solli edhe sekuestrimin e sasisë së marijuanës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet ndërkohë kishin shkuar edhe më parë në të njëjtën ndërtesë pas ankesave të banorëve, por nuk kishin marrë bimët narkotike për motive të paqarta, ndërsa zotëruesit ishin larguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Publikimi i tyre në televizionet e të gjithë botës shtynë policinë të ndërmerrte këtë aksion. Sipas ligjit spanjoll, kultivimi i marijuanës në sasi të vogla dënohet deri 30 mijë Euro gjobë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?