Video-ja u bë virale, nusja libaneze rrëfen momentet e tmerrit: Si do të vdes?

Në ditën e saj më të lumtur, Israa Seblani, një 29-vjeçare libaneze, po përgatiste videon e dasmës dhe pozonte e veshur me fustanin e bardhë, kur shpërthimi i fuqishëm në Bejrut gati sa nuk i mori jetën. Videoja e momentit rrënqethës u shpërnda nëpër rrjete sociale dhe u bë virale pak pas tragjedisë që deri tani i ka marrë jetën 137 personave, ndërkohë që më shumë se 5,000 njerëz raportohen të plagosur.

Israa me profesion doktoreshë, punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shkoi në Liban për të organizuar dasmën. Një ditë pas tragjedisë, ajo u rikthye në vendin ku po realizonte klipin, së bashku me bashkëshortin, Ahmad Subeih, një biznesmen 34 vjeç nga Libani.

“Kam qenë duke u përgatitur për ditën time prej dy javësh dhe isha e lumtur, si të gjitha vajzat e tjera. Po martohesha. [Mendoja] prindërit që do të ishin të lumtur të më shihnin me fustan të bardhë, do të dukesha si princeshë. Çfarë ndodhi pas shpërthimit, nuk kam fjalë ta shpjegoj. U shokova. Po përpiqesha të kuptoja se çfarë ndodhi. A do të vdes? Si do të vdes?”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Israa përmendi gjithashtu edhe momentin kur po lëviznin nëpër rrugë, pas shpërthimit. ”Ishte e trishtueshme. Nuk e përshkruaj dot shkatërrimin dhe zhurmën e shpërthimit. Jemi ende të shokuar. Nuk kam dëgjuar kurrë në jetën time një zhurmë të atillë. Kur u zgjova dhe pashë dëmin në Bejrut, falenderova Zotin që jam gjallë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?