VIDEO/ Puth në buzë kundërshtaren, merr … shuplaka
Shikimi në sy pas peshimit para ndeshjeve të boksit ka prodhuar shpesh skena të larmishme.
Megjithatë, ajo që ndodhi mes kampiones botërore të peshave të rënda të WBO, Ewa Brodnicka dhe sfidantes, Edith Solidad Matthysse tërhoqi vëmendjen e shumë ndjekësve.
Për ta acaruar më shumë kundërshtaren, Brodnicka u afrua me dashuri, duke e puthur në buzë. Veprim që ngjalli reagimin e menjëhershëm të Matthysse, e cila e goditi në fytyrë.
Por vetëm kaq, pasi organizatorët ndërhynë shpejt, duke shmangur një përleshje. Gjithsesi, dueli i ringut tashmë është ndezur dhe pritet të dhurojë spektakël.
KOHA JONË SONDAZH

