VIDEO/ Rrëzohet avioni luftarak belg mbi Francë! Piloti ngec në linjat e tensionit të lartë

Një avion luftarak i Belgjikës është rrëzuar në Francë dhe piloti ka mbetur i mbërthyer mbi linjat e tensionit të lartë. Të dy pilotët u hodhën nga avioni pranë Lorient në Brittani, thanë Forcat Ajrore Belge.

Mediat franceze njoftuan se përplasja ndodhi më në lindje, afër Pluvigner. Të dy anëtarët e ekuipazhit mbijetuan dhe një operacion për shpëtimin e pilotit të ngecur në linjat e tensionit të lartë sapo ka nisur.

Mediat franceze kanë publikuar pamjet nga larg të pilotit që ka ngecur ku tregohet një parashutë që varet nga një shtyllë e lartë energjie elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotografi të tjera tregojnë tymin e ti që del nga zona e përplasjes së avionit dhe një çati shtëpie e shkatërruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avioni nuk ishte me armatim, në momentin e rrëzimit, thanë zyrtarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?