Video u bë virale, kryeministri mëson një grua si të zhvishet. Jep dorëheqjen
Kryeministri i Republikës së vetëshpallur të Qipros Veriore, Ersan Saner është përfshirë në një skandal dhe është dashur që të japë dorëheqjen, pasi një video komprometuese bëri xhiron e rrjeteve sociale. Video u shpërnda masivisht mbrëmjen e djeshme.
Në video shihet se Saner shfaqet në një hapësirë të ngjashme me zyrën, duke folur me video me një grua të re, të cilës i kërkon që ajo të zhvishet. Në pamjet shihet që gruaja i bindet urdhrave të tij.
Saner kishte planifikuar të vazhdonte në politikë pas zgjedhjeve të parakohshme, ndoshta në dhjetor, por kjo video e publikuar e detyroi që të jepte dorëheqjen edhe si kryetar i partisë së tij UBP.
KOHA JONË SONDAZH

