Virusi krijon fluturimin më të gjatë të pasagjerëve në botë, 16 orë në ajër

Paniku nga Covid-19 ka krijuar një rekordi të ri të aviacionit botëror. Më 14 mars, linja ajrore franceze “Air Tahiti Nui” pati fluturimin më të gjatë të udhëtarëve të planifikuar ndonjëherë me një distancë 9,765 milje në të gjithë botën nga Papeete, në Tahiti, Polinezia Franceze, në aeroportin e Charles de Gaulle të Parisit.

Ky moment historik ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e kufizimeve të udhëtimit në SHBA të shkaktuara nga koronavirusi. Ky itinerar zakonisht përfshin një ndalesë të planifikuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles (LAX). Fluturimi i TN064 startoi në orën 3 të mëngjesit me orë lokale nga aeroporti Papeete dhe mbërritja në Paris në 6:30 pasdite me orë lokale, më 15 mars.

“Ky fluturim u operua mbi një bazë të jashtëzakonshme dhe brenda kufizimeve të vendosura nga autoritetet amerikane përballë epidemisë Covid-19”. Fluturimi që zgjati rreth 16 orë, u bë edhe fluturimi më i gjatë në botë për sa i përket distancës së destinacionit përfundimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?