Vizita në zonën e konfliktit në Ukrainë, shpëtojnë nga sulmi me predha deputetët dhe gazetarët (VIDEO)

Një grup deputetësh ukrainas dhe gazetarë të huaj u detyruan të futen në një bunker për t’i shpëtuar bombardimeve të separatistëve në zonën e konfliktit në Donetsk këtë të shtunë.

Në një video të publikuar nga Reuters, shihet David Arakhamia, deputet i Partisë Shërbëtorët e Popullit, që ka pushtetin në Ukrainë, teksa strehohet në bunker bashkë me gazetarët e huaj.

Ai filmoi pamjet dramatike ku dëgjohen predhat kalibër 120 mm që bien pranë vendit ku po qëndron. Këto përplasje sporadike janë paralajmëruar nga Perëndimi në ditët e kaluara, sipas të cilëve ky është një plan i Putin për të fabrikuar një pretekst për të nisur sulmin ndaj Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?