FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vjena: BE-ja t’i japë fund procesit të aderimit të Turqisë

Austria vlerëson se Bashkimi Evropian duhet t’i japë fund negociatave për aderim të Turqisë që tani janë vetëm një “trillim” në gjendjen aktuale që janë gjërat, sipas kancelarit austriak Christian Kern.

“Ne duhet të përballemi me realitetin, negociatat për aderim janë vetëm një trillim”, deklaroi të mërkurën në mbrëmje Kern për median austriake, duke shtuar se normat demokratike turke janë shumë largë për të justifikuar aderimin e saj.

Ai shtoi gjithashtu se “kërkon që kjo çështje të debatohet gjatë Këshillit të Evropës të parashikuar më 16 shtator”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë të publikuar sot nga agjencia austriake APA, ministri austriak i Mbrojtjes, Hans Peter Doskozil vajti edhe më larg se kancelari duke e krahasuar regjimin aktual turk me një diktaturë dhe duke shprehur se “ka ardhur koha që të themi qartësishtë se negociatat me Turqinë duhet të pezullohen ose ndërpriten.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?