Vogëlushja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shkon në shkollë me Presidentin (VIDEO)

Ëmbla Ademi, vogëlushja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka shkuar sot në shkollë si të gjithë shokët dhe shoqet e saj. Prindërit e nxënësve të tjerë në klasën e saj nuk donin që ajo të ishte në të njëjtën klasë me fëmijët e tyre për shkak se është me sindromën Down.

Vogëlushja jo vetëm që ka shkuar në të njëjtën klasë, por edhe e shoqëruar nga vetë Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ai i bëri një vizitë sot Ëmblës duke e marrë atë për dore e duke e dërguar në shkollë.

Babai i Ëmblës, Ilir Ademi, rrëfen ajo që nga shtatori ka pasur asistent arsimor, por shpesh i është dashur t’i ndërrojë klasat dhe mësueset, që është mjaft e lodhshme për një fëmijë me nevoja të posaçme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?