“Vrasësi serial kanibal”, tmerron gjykatën me detajet e 20 vrasjeve

Një 72-vjeçar meksikan, i cili u arrestua para disa ditësh si i dyshuar për vrasjen e 9 femrave, ka pranuar para gjykatës se ka vrarë 7 prej tyre, duke shtuar se viktimës së fundit i kishte hequr edhe fytyrën, pasi “ishte e shumë e bukur”. “Dua t’ju tregoj vetëm të vërtetën. Ia hoqa fytyrën sepse ishte shumë e bukur. Ajo që u bë, u bë”, tha ai që mediat e quajnë “vrasësi serial kanibal”.

Andrés Mendoza e bëri deklaratën shokuese gjatë 4 orëve që zgjati seanca, ku u akuzua zyrtarisht për vrasjen e gruas së një polici të zonës. I moshuari i cili punonte si kasap, u arrestua pasi gruaja 34-vjeçare e policit u zhduk dhe policia kontrolloi banesën e tij.

Gjatë kërkimeve u gjetën eshtra të saj, së bashku me eshtra të 9 grave të tjera, video me vrasjet e tyre dhe objekte personale të viktimave. Mendoza pranoi para gjykatës se ka ngrënë pjesë nga trupi i viktimave. Edhe pse Mendoza tha se ka vrarë 7 gra, hetuesit mendojnë se numri i viktimave që nga viti 2001 mund të jetë 20.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?