Vrasja e gazetares, fajtor shpallet shteti

Për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia, përgjegjës është shteti i Maltës. Hetimi tha se autoritetet malteze kishin krijuar një “kulturë mosndëshkimi” që çoi në vrasjen e gazetares.

Ajo u vra me një bombë teksa po udhëtonte me makinë në tetor 2017. Gazetarja thuhet se po hetonte korrupsionin në një biznes të lidhur me një sipërmarrësin e majmë, Yorgen Fenech.

Sot një komision hetimor tha se megjithëse qeveria e Maltës nuk luajti një rol të drejtpërdrejtë, ajo nuk kishte arritur ta mbronte gazetaren Caruana Galizia nga kërcënimet me jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti tha gjithashtu se vrasja e saj ishte e lidhur qartë me punën që bënte, ndërsa theksohet se “kultura e mosndëshkimit” u rrit ndjeshëm në periudhën para vitit 2017 duke çuar në “zbehjen e sundimit të ligjit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?