Vrau dhe copëtoi trupin e të dashurës 40 vite më të vogël, akademiku: Do martohesha me të
Historiani i shquar rus u shfaq në një gjykatë në Shën Petersburg të hënën si autor i dyshuar i vrasjes së studentes që tronditi Rusinë dhe gjithë botën.
Oleg Sokolov vrau dhe copëtoi trupin e të dashurës së tij Anastasia Yeshchenko.
63-vjeçari u nxor nga lumi Moika në fundjavë dhe në çantën e shpinës ju gjetën krahët e Anastasias dhe një armë pa leje.
Autoritetet thanë për agjencinë ruse RIA-Novosti se trupi i copëtuar i 24-vjeçares u gjet në banesën e Sokolov.
Akademiku i shquar tha para gjykatës: “Jam i penduar thellësisht.”
Ai tha se kishte jetuar me viktimën për 5 vite.
“E konsiderova bashkëshorten time dhe u thashë miqve se do martohem me të,”– rrëfeu Sokolov.
Profesori tregoi se kishin pasur një debat mbi fëmijët e tij.
Sokolov u dërgua në Kresty, një qendër paraburgimi, për dy muaj.
Yeshchenko është nga qyteti jugor rus i Krasnodar. Ajo u zhvendos në Shën Petersburg për të studiuar dhe punonte me Sokolov si studiuese.
Sipas autoriteteve po hetohen raportimet e medieve se Sokolov dhunoi disa prej studentëve të tij.
Sokolov është specialist në historinë ushtarake të Francës dhe profesor në Departamentin e Historisë Moderne dhe Bashkëkohore të Universitetit Shtetëror të Shën Petersburg.

Russian professor Oleg Sokolov attends a court hearing in Saint Petersburg on November 11, 2019, after the historian confessed the murder and the dismembering his ex-student lover. – Oleg Sokolov, a 63-year-old history lecturer was arrested on November 9 on suspicion of murder after he was hauled out of the icy Moika River with a backpack containing a woman’s arms. (Photo by Olga MALTSEVA / AFP) (Photo by OLGA MALTSEVA/AFP via Getty Images)
KOHA JONË SONDAZH

