Vrau dy persona, adoleshenti amerikan shpallet i pafajshëm

Kyle Rittenhouse është adoleshenti amerikan i cili u shpall i pafajshëm nga gjykata për akuzën e vrasjes me paramendim dhe për 4 akuza të tjera, të lidhura me vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri, gjatë trazirave në Kenosha, Uiskonsin.

Vendimi erdhi pas gjyqit që zgjati rreth dy javë, ku Rittenhouse u mbrojt duke thënë se i kishte vrarë ata dy persona për vetëmbrojtje.

Ai ishte vetëm 17 vjeç mori një pushkë AR-15 dhe i’u bashkua një grupi personash të armatosur në Kenosha, në 25 gusht 2020. Rittenhouse qëlloi me armë zjarri dhe vrau Joseph Rosenbaum, i cili po e ndiqte atë. Kur turma iu vërsul, Rittenhouse vrau edhe Anthony Huber, i cili e goditi me “skateboard”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?