Vriste komshijet e shtëpisë, njihuni me “Tmerrin e Hollivudit”

Në mesin e dëshmitarëve të thirrur për të dëshmuar kundër tij do të jetë gjithashtu edhe Ashton Kutcher. Ish-bashkëshorti i Demi Moore kishte për të shkuar me të dashurën e tij të kohës, Ashley Ellerin, në një festë post çmimeve “Grammy” më 21 shkurt. Ai e gjeti atë të vdekur në shtëpi, të vrarë me 47 plagë të shkaktuara nga një thikë. Njeriu i akuzuar për atë krim dhe të paktën dy të tjerë, quhet Michael Gargiulo dhe gjykimi që e sheh si të pandehur filloi në këto ditë në Los Anxhelos.

Gargiulo, tani 43 vjeç, është cilësuar si “Tmerri i Hollivudit”. Fillimisht nga Illinois, krimi i tij i parë daton kur ai ishte 17 vjeç: viktimë mbeti fqinja e shtëpisë së tij, tetëmbëdhjetë vjeçarja, Tricia Pacaccio. U godit 47 herë me grushte dhe mjete të tjeëra të forta, ajo u gjet e vdekur nga babai i saj. Një vrasje që ka mbetur e pazgjidhur për shumë vite. Dhe sipas prokurorisë, thuhet se ishte kryer nga Gargiulo, “vrasësi i shtëpisë ngjitur”, i cili, pasi u shpërngul në Kaliforni, vrau dy gra të tjera.

Krimi i dytë daton që nga 21 shkurti 2001, kur Ashley Ellerin, në atë kohë e dashura e Ashton Kutcher, u godit me thikë 47 herë në shtëpinë e saj në Hollivud. Ashley u godit në stomak, në gjoks në shpinë, plaga në qafën e saj “ia kishte prerë pothuajse kokën”, kishin shpjeguar detektivët që kishin trajtuar rastin atë kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atë mbrëmje, Ashley duhej të shkonte në një festë pas dhënies së çmimeve “Grammy” së bashku Ashton.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe ai, i cili do të dëshmojë në gjyq, e gjeti trupin e saj të pajetë. Duke mbërritur para shtëpisë, aktori kishte parë njollat ​​në tokë “dukej si verë”. Ishte gjak, gjaku i Ashley.

Në vitin 2005, Maria Bruno, një fqinje e Michael Gargiulo, u vra në shtëpinë e saj në El Monte të Kalifornisë, me 17 plagë në trup. Krimet mbeten pa fajtor, deri në vitin 2008, kur në Santa Monica, Gargiulo përpiqet të vrasë fqinjes e saj, Michelle Murphy. Ai e sulmon atë me thikë, ndërsa ajo ndodhej në shtrat, duke e goditur.

Por Michelle arrin të ikë: ajo është dëshmitarja e vetme okulare, e vetmja e mbijetuar. Gjaku i gjetur në shtëpinë e saj korrespondon me atë të Gargiulo-s, dhe kjo është mënyra se si ADN-ja krahasohet me gjurmët e gjetura në skenat e krimeve të tjera.

Hetuesit dyshojnë se viktimat e Gargiulos mund të jenë një duzinë, por tani për tani, njeriu i arrestuar në Los Anxhelos duhet t’i përgjigjet vetëm vrasjeve të Ashley Ellerin dhe Maria Bruno dhe tentativës së vrasjes së Michelle Murphy. Edhe pse rrezikon dënimin me vdekje, ai gjithmonë nuk i ka mohuar akuzat për vrasje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?