Vritet një lider i “Al-Qaedës”

Një lider i grupit “Al-Qaeda” është vrarë në një operacion ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit.

Lajmin e ka konfirmuar agjensia e inteligjencës në Afganistan.

Asim Umar, kreu i Al-Qaedës në subkontinentin indian (AQIS) ndërroi jetë në një sulm ndaj një zone në Taliban në provincën Helmand në 23 Shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në operacion humbën jetën edhe 40 civilë. Shtetet e Bashkuara dhe Al-Qaeda nuk e kanë konfirmuar ende vdekjen e Asim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një deklaratë të publikuar në Tëitter, Drejtoria Kombtare e Sigurisë tha se u vranë edhe disa anëtarë të grupit, ku pjesa më e madhe ishin pakistanez.

Për të bërë më të besueshëm lajmin e vdekjes, Drejtoria shoqëroi shkrimin me fotografinë e Umar të gjallë dhe të vdekur.

Cfarë është Al-Qaeda?

Al-Qaeda është një organizatë terroriste e themeluar nga Osama bin Laden, Abdullah Azzam dhe disa militantë të tjerë, në një pikë në mes gushtit të 1988-ës dhe fundit të 1989-ës, me origjinë që nga Lufta sovietike në Afganistan. Organizata operon si një rrjet që përmban një ushtri multinacionale dhe joshtetërore dhe një grup ekstremist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?