FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuçiç: Çështja e Kosovës, sfidë për qeverinë

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se çështja e Kosovës mbetet një sfidë e madhe për mandatin e qeverisë së tij, e cila nuk e njeh shpalljen në mënyrë të njëanshme të Pavarësisë së – siç thotë ai, – krahinës jugore serbe.

Vuçiç ka bërë me dije gjithashtu se është në interes të stabilitetit rajonal, vazhdimi i dialogut me Prishtinën.

“Në dialog ne do të marrim pjesë në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente. Të gjitha marrëveshjet, siç është vepruar edhe më parë, do të vihen në dispozicion të publikut”, është shprehur Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka shtuar se Serbia do të vazhdojë të jetë e pranishme në institucionet e Kosovës, përmes sistemit të saj arsimor, shëndetësor, të kulturës, si dhe vetëqeverisjes lokale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?