Washinton post: Twitter nuk duhet të lejojë që të përdoret nga tiranët

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan ka njoftuar zgjatjen edhe me tre muaj të tjerë të gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur në vend pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit të 15 korrikut të këtij viti, e cila përmes këtij dekreti i jep atij kompetenca të plota për të sunduar vendin. Ai ka ndërmarrë një shtypje masive dhe të pamëshirshme kundër mbështetjësve të klerikut që jeton në ekzil të vetëimponuar, Fethullah Gylen, të cilin zoti Erdogan akuzon për organizimin e tentativës së grushtit të shtetit për tentativë përmbysjen e pushtetit të tij. Z. Gylen i ka monuar kategorikisht akuzat në adresë të tij. Më shumë se 30 mijë qytetarë turq janë arrestuar që pas tentativës së grushtit të shtetit dhe mbi 100 mijë të tjerë akuzohen nga autoritet, shumë prej tyre, pa një proces të rregullt gjyësor. Të martën, autoritetet njoftuan se 12 800 oficerë të policisë janë pezulluar, pasi dyshohen se janë pjesë e lëvizjes së z. Gylen.

Gazetarët janë në shënjestër të vazhdueshme të z. Erdogan, dhe fushata e tij është shtrirë dhe në universin e mjeteve digjitale të komunikimit. Turqia po ushtron presion ndaj rrjetit social Twitter që t’u mbyllë gojë gazetarëve dhe rrjeti social Twitter duhet të rezistojë më shumë ndaj presioneve të tij. Twitter është një forcë e fuqishme e lirisë së shprehjes. Kompanisë i pëlqen të thotë se “Cicërimat duhet të gëlojnë”. Por, ata (cicërimat) jo gjithmonë gëlojnë, ndërsa liria e fjalës dhe e shprehjes dhe demokracia cënohet në shumë vende të globit. Z. Erdogan bllokoi për një periudhë të shkurtër kohore rrjetin social Twitter në vitin 2014 si një përpjekje e tij për të bllokuar mesazhet në lidhje me një skandal korrupsioni ndaj disa prej anëtarëve të kabinetit të tij dhe njerëzve të afërt të tij. Pasi Twitter u rikthye, autoritetet turke dorëzuan disa lista të gjata të llogarive që kërkonin të mbylleshin, por Twitter në shumicën e rasteve ka mbrojtur gazetarët dhe nuk ka pranuar që të bllokojë llogaritë e tyre. Pas përpjekjeve të dështuar të grushtit të shtetit, megjithatë, gjykatat kanë lëshuar vendime të reja dhe kanë kërkuar nga Twitter që të mbyllë një sërë llogarish, disa prej të cilave u përkasin gazetarëve të gazetës “Zaman”, e njohur për lidhjet e saj me lëvizjen Gylen, e cila kaloi në administrim të qeverisë në mars dhe më pas u mbyll. Twitter ka fikur bllokuar një numër të madh të llogarive – dhe përllogaritet që llogaritë e mbyllura janë disa dhjetëra.

Një nga këto llogari është dhe ajo e gazetarit Mahir Zeynalov, i cili u dëbua nga Turqia në vitin 2014, pas kritikave të tij ndaj qeverisë dhe tani shkruan për Huffington Post dhe Al-Arabiya. Kur një gjykatë urdhëroi mbylljen e llogarisë së tij anglisht në Turqi dhe Twitter e pranoi këtë kërkesë të gjykatës turke, ai dhe të tjerë protestuan për këtë vendim dhe llogaria e tij u rihap sërish. Por, tani z. Zeynalov ka zbuluar se, me urdhër të një gjykate turke, Twitter ka bllokuar llogarinë e tij në gjuhën turke brenda Turqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Twitter thotë se ajo zbaton ligjet e një vendi, kur ajo merr një “një kërkesë të vlefshme dhe të rregullt vlerësimi nga një entitet i autorizuar”. Por, çfarë ndodh kur një ligj përdoret për të mbyllur gojën e të gjithë personave që kanë qëndrimeve të ndryshme politike? Turqia këtë vit i ka kërkuar Twitter-it që të bllokojë llogaritë e përdoruesve të rrjetit më shumë se çdo vend tjetër në botë, theksojnë raportet e transparencës së rrjetit social Twitter; Turqia ka paraqitur 2,493 kërkesa që në total kërkojnë mbylljen e rreth 14,953 llogarive, dhe Twitter ka plotësuar rreth 23 përqind të kërkesa të Turqisë. Twitter duhet të kuptojë se në Turqi, ashtu sikundër dhe në shoqëritë e tjera të izoluara, ligjet shpesh përdoren për të kufizuar liritë e shprehjes, në vend që t’i mbrojë ata. Ajo nuk duhet asesi të bllokojë llogaritë e gazetarëve dhe nuk duhet të shërbejë si mjet shtypjeje që përdoret nga z. Erdogan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Washingtonpost.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?