FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

WikiLeaks: Bëhuni gati për luftë, do ju trondisim me dokumentat tona për Turqinë

WikiLeaks ka njoftuar sot se planifikon të publikojë dokumente mbi strukturat e pushtetit politik në Turqi, pas një grusht shteti të dështuar gjatë fundjavës së kaluar.

“Bëhuni gati për luftë, kur të publikojmë më shumë se 100.000 dokumente të strukturave politike të pushtetit në Turqi”, ka shkruar WikiLeaks në profilin zyrtar në Twitter.

Edhe pse ende nuk dihet se çfarë do të përmbajnë këto 100.000 faqe të dokumenteve, por analistët politikë pretendojnë se këto dokumente janë duke u pritur me padurim nga opinioni dhe se ekzistojnë mundësi të mëdha të shkaktojnë bujë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?