Ylli izraelit uron paqe me palestinezët, por shumë i kujtojnë të kaluarën e saj ushtarake

Tensionet dhe dhuna e ditëve të fundit mes Izraelit dhe palestinezëve nuk mund të kalonte pa një koment nga ylli i Wonder Woman, Gal Gadot, aktorja e famshme, e cila në të kaluarën është zgjedhur miss Izraeli, ndërsa ka bërë edhe dy vite shërbim ushtarak, i cili është i detyrueshëm.

“Izraeli meriton të jetojë si një komb i lirë dhe i sigurt. Fqinjët tanë meritojnë të njëjtën gjë. Vendi im është në luftë. Unë shqetësohem për familjen time dhe miqtë e mi. Shqetësohem për njerëzit e mi. Ky është një cikël i mbrapshtë që ka zgjatur për shumë kohë. Unë lutem për viktimat dhe familjet e tyre. Unë lutem që kjo armiqësi e paimagjinueshme të marrë fund, lutem që udhëheqësit tanë të gjejnë zgjidhjen që të mund të jetojmë krah për krah në paqe. Unë lutem për ditë më të mira”, shkroi 36-vjeçarja në Twitter.

Me mijëra ishin komentet ndaj këtij mesazhi. Politikani amerikan Ted Cruz e vlerësoi aktoren për fjalët e saj, por shumë reaguan me zemërim ndaj saj. Ajo u kritikua nga mbështetësit e çështjes palestineze, duke i rikujtuar asaj shërbimin në ushtrinë e Izraelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër vite më parë, Libani ndaloi Wonder Woman nga kinematë, pasi personazhi kryesor luhej nga aktorja izraelite.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, Gal Gadot nuk është personazhi i parë i famshëm i përfshirë në këtë çështje. Një ditë më parë ishin motrat Hadid, babai i të cilave Mohamed Hadid, 72 vjeç, ka lindur në Nazaret në nëntor 1948, 4 muaj pasi qyteti u mor nga forcat izraelite. Ai u zhvendos në fillim në Siri, ndërsa më pas në Uashington DC.

Bella, e cila ndiqet nga më shumë se 42 milionë persona në Instagram postoi disa foto me mbishkrime, ku Izraeli quhej “okupues”, ndërsa palestinezët të “shtypur”. Më pas, ky postim u pëlqye edhe nga supermodelja tjetër, motra e saj, Gigi Hadid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?