Zëvendës-presidentja e parë me ngjyrë, Kamela Harris: Kemi shumë punë para!

Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale duke u bërë Presidenti i 46-të i SHBA. Fitore e cila sjell Kamala Harris si zëvendës-presidentja e parë femër e Amerikës, e para me ngjyrë dhe e para nënkryetare e Azisë Jugore.

Përmes një shënimi në Twitter, Harris i konsideron këto zgjedhje si fitore për shpirtin e kombit amerikan.

“Këto zgjedhje kanë të bëjnë shumë më tepër sesa Joe Biden ose unë,” tha Harris, ndërsa shton: “Bëhet fjalë për shpirtin e Amerikës dhe vullnetin tonë për të luftuar për të. Kemi shumë punë para nesh. Le të fillojmë”, ka shkruar Kamela Harris.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?