Zgjedhjet presidenciale/ Donald Trump është zyrtarisht duke humbur
Gjithnjë e më e bindur, Hillary Clinton, ka dhënë shenja të forta për një drejtimin të ekuilibruar të vendit me Tim Kaine, kandidatin për Zëvëndës president i cili në përballjen me kundërshtarin e tij republikan Mike Pence duket se ka dalë”i humbur”, por ka transmetuar qëndrueshmëri dhe përputhshmëri të madhe me Clinton, fakt që është përqafuar shumë nga amerikanët.
Të mërkurën një sondazh i ri “Reuters” ngriti fuqishëm me gjashtë për qind më shumë në shkallë kombëtare, Hilary Clinton , pikë më të larta këto se ato të sondazhit të publikuar në “CNN” të martën. Në disa shtete ajo mund të jetë gati me 10 % përpara.
Të dyja kampet shpallën fitoren pas takimit të zjarrtë mes dy zëvendës presidentëve në Virxhinia të martën, edhe pse republikanët kishin nevojë për një shtysë pasi Donald Trump “humbi” në debatin e parë me Clinton muajin e kaluar
Tani presioni është grumbulluar mbi Trump i cili është zyrtarisht duke humbur, thotë “The Independent”.
Ai do të përballet në një debat të dytë në St Louis, Misuri, të dielën me kundërshtaren e tij.-Syri.net
KOHA JONË SONDAZH

