Zgjedhjet SHBA 2016 – FBI heton hakimin e email-eve të kreut të fushatës së Clinton

Kryetari i fushatës së Hillary Clinton, John Podesta, tha se FBI po investigon nëse Rusia fshihet pas një hakimi të një email-i të tij privat.

Podesta gjithashtu sugjeroi se fushata e kandidatit republikan Donald Trump iu dha një njoftim paraprak për shkeljen.

Komentet e tij vijnë pasi ËikiLeaks publikoi një pjesë të email-eve të tij të hakuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilltari kryesor i Clinton tha se hetimi ishte pjesë e një hetimi më të gjerë në hakimin e dokumenteve të Partisë Demokratike nga grupe që kanë lidhje me rusët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam qenë i përfshirë në politikë për gati 5 dekada,” u tha Podesta gazetarëve në bordin e avionit të fushatës së Clinton.

“Kjo pa dyshim është fushata e parë që unë jam i përfshirë totalisht, dhe më është dashur të kem të bëj me agjencitë inteligjente ruse, që duket se po bëjnë gjithçka munden për t’i bërë favore kundërshtarit politk”.

Ndihmësi prej një kohe të gjatë i Clinton, vuri në dukje një postim të këshilltarit të Trump Roger Stone në gusht ku thuhej se “koha e Podesta-s po vjen”.

Megjithatë postimi u bë pak kohë pasi ËikiLeaks zbuloi mijëra email-e të hakuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?