Zjarri në Amazonë mund të ketë shuar një nga fiset më të izoluara në Brazil
Një nga fiset më të rrezikuara në botë mund të jetë zhdukur si shkak i zjarreve që kanë rënë në pyjet e Amazonës.
Fisi nomad Awá jetojnë në pyjet e largëta braziliane të Maranhãos, të cilat janë goditur rëndë nga flakët që po shkrumbojnë Amazonën.
Tashmë drejtuesi i një organizate bamirësie ka paralajmëruar se zjarri mund të ketë qenë fatal për fisin Awá.
Njerëzit e këtij thuhet se jetojnë tërësisht të izoluar nga bota e jashtme dhe janë filmuar për herë të parë muajin e shkuar.
Tashmë, drejtuesi i ‘Survival International’, Stephen Corry, është shprehur se është ende ‘e paqartë nëse burrat në video janë akoma gjallë’.
Ai shtoi me tej:
Këto zjarre tani nuk janë vetëm një katastrofë mjedisore, ato janë kthyer në një gjenocid potencial. Duke inkurajuar pushtuesit e tokës dhe fermerët që t’i nisin këto zjarre, Presidenti Bolsonaro është duke nënshkruar dënime me vdekje për fiset e izoluara, shtëpitë e të cilëve po digjen nga flakët.”
Awá, i njohur gjithashtu si ‘Fisi më i kërcënuar i Tokës’, tashmë përballet me presion të madh nga shpyllëzimi.

KOHA JONË SONDAZH

