Zvicër, debat për ligjin anti-terror

Një ligj që pretendohet se e mbron vendin nga terrorizmi, po rrezikon imazhin e Zvicrës si shtet lider për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kombet e Bashkuara dhe Organizata Ndërkombëtare, “Amnesti”, kanë shprehur shqetësim për nismën që i njeh policisë të drejtën të mbikëqyrë cilindo mbi 12 vjeç, t’i mbajë nën arrest shtëpiak personat mbi 15 vjeç dhe t’i marrë me detyrim në pyetje nëse besohet se mund të kryejnë veprime të dhunshme.

“Ligji lejon policinë federale të Zvicrës të urdhërojë masa edhe kur dikush nuk ka kryer veprime kriminale, as nuk dyshohen, por thjesht mbi bazën e provave të thjeshta dhe pa autorizim gjykate.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Alisja Zhirodel, eksperte ligjore e organizatës “Amnesti”, i bashkohet kritikave të OKB-së dhe Komisioneres së BE-së për të Drejtat e Njeriut kur thotë se ligji zviceran kundër terrorizmit është i paqartë dhe cenon një sërë të drejtash të njeriut, nga liria e lëvizjes, e shprehjes, e tubimit, deri te liria për jetë private dhe familjare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria zvicerane, ndërkohë, thotë se ligji i garanton të drejtat themelore por i duhet vendit pasi programet ekzistuese për luftimin e radikalizimit, nuk mjaftojnë për ta mbrojtur.

“Për ‘Amnestinë’, ligji është jashtëzakonisht problematik pasi na fut në epokën e dyshimit të përgjithshëm. Edhe përkufizimi që i jepet terrorizmit dhe që nuk korrespondon me Kodin Penal dhe as standardet ndërkombëtare që përcaktojnë se gjithmonë duhet ketë një element dhune përpara çdo dyshimi të tillë.”

Parlamenti zviceran e miratoi ligjin vitin e kaluar por ai vazhdon të kundërshtohet nga juristët ndërkombëtarë, nga profesorë vendas dhe mbi 80 organizata zvicerane joqeveritare.

Qytetarët pritet të shprehen në referendumin e 13 qershorit, ndërsa sondazhet e para tregojnë se nisma gëzon mbështetje popullore.Zvicra i ka shpëtuar sulmeve terroriste që kanë goditur disa vende fqinje europiane, si Francën apo Austrinë, ndërsa puna për ligjin e fundit nisi pikërisht pas sulmeve në Paris në vitin nëntorin e vitit 2015.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?